Bija ime/ Ojky i tregon Demirit çfarë i ka mbajtur sekret, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Ojky i tregon Demirit çfarë i ka mbajtur sekret, ja ç’do ndodhë nesër

20:00, 09/10/2019

Xhandan hap një klinikë të re. Xhemal blen shtëpi pranë klinikës së Xhandanit. Ugur kthehet në shtëpi dhe nëna e tij gëzohet pa masë. Demir dhe Ugur vendosin të gjejnë nënën e Ojkyt. Ata bëjnë një listë me ish-të dashurat e Demirit.

Xhemal kërkon para borxh. Asu kujton ndjenjat që ka shkruar në ditar kur ishte shtatzënë. Ojky i kërkon ndihmë Demirit për detyrat e shkollës por ai nuk arrin t’i zgjidhë ushtrimet. Ojky i tregon Demirit gjërat që i ka mbajtur fshehur.

Demir mëson se Ojky është zënë me Ilajdën dhe një ditë ka lënë shkollën me Mertxhanin. Ugur çon Ojkyn në shkollë dhe aty takohet me një vajzë. Ajo e komplimenton Ugurin që kujdeset për Ojkyn. Ugur shtiret sikur Ojky është vajza e tij.

Ojky e gënjen mësuesen dhe i thotë se kanë blerë shtëpi të re. Xhemal përpiqet të bëhet shok me Xhandanin. Demir takohet me ish-të dashurat por asnjëra prej tyre nuk është nëna e Ojkyt. Ojky i tregon Demirit se Ugur ka rënë në dashuri me një vajzë.

Xhandan telefonon Demirin por ai nuk dëshiron të flasë me të. Xhandan i kërkon Ojkyt adresën e shtëpisë sepse ka dëshirë ta takojë. Demir e ndalon Ojkyn të takohet me Xhandanin.

Demir i tregon Ojkysë që e gjeti tezen e saj. Ojky mërzitet kur mëson që tezja e saj nuk do kthehet. Demir pyet Ojkyn çfarë po i fsheh./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco