Encës nuk i pëlqen aspak ndryshimi i fundit i INSTAGRAM-it, ja kush është ‘fajtorin’ sipas saj!

Encës nuk i pëlqen aspak ndryshimi i fundit i INSTAGRAM-it, ja kush është ‘fajtorin’ sipas saj!

18:21, 09/10/2019

Rrjeti i  famshëm social Instagram, ka larguar së fundmi opcionin “Following Activity”, i cili mundësonte të shihte se çfarë të tjerët bëjnë – cilat postime i pëlqejnë, cilat i komentojnë dhe kë ndjekin.

Ky opcion raportohet se është larguar për vet faktin se nuk është përdorur aq sa duhet nga njerëzit.

Njashtu, sipas raportimeve, “Following Activity” i ka bërë njerëzit që të kenë më pak aktivitet në Instagram, nga frika se të tjerët i shikojnë.

Kompania po heq funksionin sepse nuk po përdorej aq sa duhet. “Njerëzit jo gjithmonë e dinin që veprimtaria e tyre po shfaqet. Kështu që ju keni një rast kur nuk po i shërben çështjes së përdorimit që keni ndërtuar për të, por gjithashtu po bën që njerëzit të habiten kur aktiviteti i tyre po shfaqet. Thjeshtësia ishte faktori nxitës”. – tha Vishal Shah.

E kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares Enca Haxhia, e cila në këtë rrjet social është e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz.

Në një postim të bërë në InstaStory, Enca shkruan se kjo mund të ketë qenë ideja e një mashkulli, që të mos shohë pëlqimet e femrës apo komentet e saj ndaj të tjerëve.

“Çfarë dreqin, kanë hequr opsionin ‘following activity’, nuk përgjojmë dot asnjë tani. Ps. Kjo do të ketë qenë ideja e ndonjë mashkulli!”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në InstaStory.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco