‘Shokoi’ të gjithë në “Met Gala”! Aktori thotë se ia vodhën 'kokën' 11 mijë dollarëshe, jep shpërblim për atë që e gjen

‘Shokoi’ të gjithë në “Met Gala”! Aktori thotë se ia vodhën 'kokën' 11 mijë dollarëshe, jep shpërblim për atë që e gjen

17:23, 09/10/2019

Jared Leto mendon se dikush ia vodhi kokën e rreme prej 11 mijë dollarësh, me të cilën u shfaq në “Met Gala” dhe ofron shpërblim për kthimin e saj.

Jared Leto ka humbur kokën, shkruan DailyMail, transemton lajmi.net

Aktori i Suicide Squad fillimisht bëri një tronditje kur shëtiti në tapetin e kuq të Met Gala duke mbajtur një kokë të rreme, që ishte si e tij.

Por tani duket se ylli nuk e ka idenë se ku është koka e projektuar nga “Gucci”, duke dyshuar se ia kanë vjedhur.

Në një intervistë për “GQ” të martën, Leto tha se nuk e kishte asnjë ide se ku ishte koka e tij.

“Unë mendoj se dikush mund ta ketë vjedhur atë,” i tha ai revistës dhe raportohet se kushtoi rreth 11 mijë dollarë sipas The Cut.

Duke kërkuar me ngulm kthimin e saj, Jared me shaka ‘Nëse dikush e gjen atë, silleni në dyqanin tuaj më të afërt Gucci në këmbim të një palë atlete’.

Ai u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me “Gucci”.

Sa i përket aktrimit, Jared aktualisht është duke negociuar për rolin e një vrasësi serial në një film triller, ku luajnë fituesit e “Oscar”, Denzel Washington dhe Rami Malek.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco