“Nuk ia kanë idenë muzikës”/ Erik Lloshi i kundërvihet kolegëve

“Nuk ia kanë idenë muzikës”/ Erik Lloshi i kundërvihet kolegëve

16:46, 09/10/2019

Këngëtari Erik Lloshi i është kundërvënë së fundmi kolegëve të tij. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, Lloshi u shpreh se 90% e këngëtarëve shqiptarë nuk ia kanë idenë muzikës. Më tej, nuk ngurroi të shprehë pakënaqësitë e tij ndaj mënyrës se si po funksionon momentalisht tregu muzikor në vend.

“10% e tyre i njohin dhe arrijnë të këndojnë notat muzikore, se pjesa tjetër nuk ia ka idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis nga ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka, jo 7, sepse i bie dhe pianos, e njoh shumë mirë muzikën”-tha fillimisht Erik Lloshi.

“Duhet të ketë censurim, duhet të ketë rregulla. Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap “Instagram”in, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milionë janë këngëtarë”-vijoi më tej ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco