FOTO/ Jonida Maliqi do të jetë bashkëpunëtore në emisionin e ri të Bora Zemanit?

FOTO/ Jonida Maliqi do të jetë bashkëpunëtore në emisionin e ri të Bora Zemanit?

15:40, 09/10/2019

Pas përfundimit të emisionit “Treshat” me dy vëllezërit Veshaj, moderatorja Bora Zemani do të vijë në ekran me një projekt të ri që ka lidhje me modën.

Së bashku me stilistin, Ardi Asllani, ajo do të sjellë në “Tring” emisionin “Albanian Designer Competition” (ADC).

Image

“Xing.al” ka vënë re se në ambientet e televizionit ku Bora do të zhvillojë emisionin e ri, Jonida Maliqi ka shkrepur disa poza.

Kjo na bëri të mendojmë se mes vajzave mund të lindë një bashkëpunim dhe s’do të ishte aspak çudi, pasi së fundmi janë bërë mikesha të mira pas lidhjes me vëllezërit Veshaj.

Për më tepër, Jonida është e lidhur ngushtë me botën e modës dhe i përshtatet fiks emisionit të Borës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco