FOTO/ Miley shtrohet në spital, i dashuri e surprizon

FOTO/ Miley shtrohet në spital, i dashuri e surprizon

15:28, 09/10/2019

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus së fundmi është shtruar në spital si pasojë e problemeve me fytin.

Ajo nuk ka nguruar t’a ndajë këtë moment me të gjithë ndjekësit, duke postuar një foto nga spitali ku po kurohet.

Ndërkohë që të shumtë kanë qenë njerëzit që janë interesuar mbi shëndetin e artistes, vetë Miley zgjodhi të ketë afër vetes të dashurin e saj të ri dhe njëkohësisht mikun e ngushtë, Cody Simpson. Me një tufë trëndafila në dorë, ai ëshë shfaqur në postimin e Miley, e cila është gëzuar pa masë për këtë surprizë të bukur.

 “Duke u munduar të marr veten sa më shpejt të mundem që të arrij të marr pjesë në ‘Gorillapalooza’ këtë fundjavë me Ellen DeGeneres, Portia De Rossi dhe Bruno Mars”,-ka shkruar Miley në postimin e fotos.

Ndërkohë vet Cody ka shkruar një këngë për Miley për të cilën ajo ndjehet entuziaste.

“Është shumë e vecantë që unë ta dëgjoj për herë të parë këtë këngë, dhe po i bëj presion që ta lansojë javën që vjen…dhe po funksionon”,-ka përfunduar artistja.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco