Largohet nga “E Diell” prezantuesja seksi: Po humbisja natyrshmërinë

Largohet nga “E Diell” prezantuesja seksi: Po humbisja natyrshmërinë

19:54, 08/10/2019

Moderatorja Einxhel Shkira ka treguar së fundmi arsyen e largimit nga sezoni i ri televiziv i emisionit “E Diell”. Ajo tha për revistën “Anabel” se nuk po e gjente aspak veten si prezantuese e rubrikës “Beauty”. Einxhel shtoi gjithashtu se i pëlqen të përfshihet në atë çfarë merr përsipër të prezantojë dhe jo të jetë thjesht një përcjellëse informacioni.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin.

Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj“- u shpreh Einxhel Shkira.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco