FOTO/ Gashi nuk do të ketë më emrin shqiptar: Ju kërkoj falje prindërve

FOTO/ Gashi nuk do të ketë më emrin shqiptar: Ju kërkoj falje prindërve

11:39, 02/10/2019
A+ Aa A-

 Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Gashi është padyshim një rast suksesi.

Nga të qenit i pastrehë, ai u kthye në një artist me famë ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me disa nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit.

Jeta e tij mori një kthesë drastike pasi ai u frymëzua nga një billboard i mikut të tij ASAP Rocky, ndërsa po shëtistë në rrugën “East Houston” në New York.

Por së fundmi reperi ka marrë një vendim që i ka habitur ndjekësit e tij, ai do të ndryshojë emrin.

Emri i tij i vërtetë është Labinot por ai ka vendosur ta ndryshoj dhe tani e tutje ai do të mbajë emrin  Larry .

Reperi për këtë ndryshim ju ka kërkuar falje prindërve të tij me anë të një statusi në Twitter.

"Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq mami dhe babi”, ka shkruar reperi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco