Sot është i famshëm por Jay Z dikur ja ka hedhur në kosh CD-në e këtij reperi shqiptar

Sot është i famshëm por Jay Z dikur ja ka hedhur në kosh CD-në e këtij reperi shqiptar

08:37, 01/10/2019
A+ Aa A-

Sot ai po bën namin nëpër botë dhe këngët e tij janë kthyer në hite, por dikur reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është refuzuar nga emrat e njohur të muzikës.

Reperi ka treguar se ka trokitur në shumë dyer, mirëpo në fillimet e tij shumica e dyerve nuk i janë hapur.

Pavarësisht kësaj, Gashi nuk është dorëzuar dhe ka luftuar deri në fund për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë një reper i suksesshëm.

Gjatë një interviste, reperi ka treguar se dikur shpresonte të menaxhohej nga labeli i Jay Z.

Mirëpo ishte vetë Jay Z ai që ka hedhur në plehra CD-në e parë të Gashit, pasi nuk i ka pëlqyer puna e reperit.

Ky veprim nuk e ka ndaluar aspak Gashin, i cili ka punuar akoma më fort dhe pas disa kohësh ka arritur të nënshkruajë një kontratë me “Roc Nation”.

“I lindur në Afrikë, rritur në Brooklyn nga prindër me origjinë shqiptare, GASHI është një racë e rrallë e artistëve që përfshin repin dhe këndimin në një stil që jo vetëm përfshin kulturën e Nju Jorkut, por edhe elemente muzikore nga rreth botës.”- është prezantuar Gashi nga “Roc Nation”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco