Almeda për SYRI.net Kosova: Jetën private nuk e kaloj në profesion

Almeda për SYRI.net Kosova: Jetën private nuk e kaloj në profesion

12:22, 25/09/2019 Nga Erdonit Hoxha
A+ Aa A-

Aktorja bukuroshe Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman sot kanë vizituar Kosovën.

Arsyeja e kësaj vizite ka qenë për shkak të bashkëpunimit të Tolgahan do ta ketë me MKRS-në, për disa projekte të nënshkruara mes Turqisë dhe Kosovës.

Çifti u prit nga ministri në detyrë, Kujtim Gashi.

Almeda u prononcua edhe për portalin Syri Net Kosova, lidhur me jetën private dhe profesionale të saj dhe bashkëshortit.

E pyetur se kur do t’i shohim bashkë në një projekt filmik, Almeda tha se kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani.

“Në fakt, ka pas shumë oferta televizive për filma dhe telenovela por nuk kam pas qejf t’i pranojë sepse ne jemi bashkëshortë dhe nuk dua që jetën private ta kalojë edhe në profesion” ka thënë Almeda për Syri Net Kosova.

Kujtojmë që në serialin e ri “Sampiyon”, Tolga një skenë ka pasur me birin  e tij Efehan, por, me Almedën siç duket nuk do i shohim bashkë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco