FOTO/ Pas 2 vitesh mungese performance në Tiranë , Mozzik jep lajmin e bukur

FOTO/ Pas 2 vitesh mungese performance në Tiranë , Mozzik jep lajmin e bukur

11:58, 25/09/2019
A+ Aa A-

Reperi i njohur Mozzik ndonëse ka qenë goxha aktiv me projekte muzikore, i ka munguar Shqipërisë për rreth dy vite me performancat e tij live.

Reperi ka qenë shumë i komentuar në media këto kohë, pasi jeta e tij u ndërlidh me një sërë ngjarjesh, të tilla si skandali me çiftin zviceran; aludimet për ndarje nga Loredana (të cilat dyshja i hodhi poshtë) e të tjera.

Mirëpo së fundmi Mozzik ka vendosur t’i lërë të gjitha këto mënjanë dhe ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë fansat e tij.

Reperi ka lajmëruar se pas pothuajse 2 vitesh mungesë, do të mbajë koncert në Shqipëri me datë 4 Tetor.

Ai shprehet se e ka marrë malli për energjinë e publikut shqiptar dhe mezi pret që të performojë para tij.

‘Tirana, gati jemi? Gati 2 vite pa koncerte në Shqipëri, pa shijuar atë energjinë e mrekullueshme tuajën. Mezi po pres t’iu shoh të gjithëve! Tiranë më ka marrë malli për ju’,- ka shkruar mes të tjerash reperi. Sigurisht që ky lajm i ka lumturuar të gjithë fansat e tij, të cilëve po ashtu iu ka munguar Mozziku.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco