FOTO/ Fero shpërngulet në Berlin, ja si reagoi Arbenita

FOTO/ Fero shpërngulet në Berlin, ja si reagoi Arbenita

11:38, 25/09/2019
A+ Aa A-

Së fundmi reperi Fero lajmëroi të gjithë ndjekësit e tij se ai po shpërngulet në Berlin.

Tani e tutje ai do të jetojë atje dhe do të ndërmarrë veprimtari muzikore.

Jo vetëm jeta profesionale por dhe jeta private e artistit po merr shumë vëmendje.

Në media kanë qarkulluar lajme se ai dhe modelja e njohur Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes.

Dyshja ka dhënë shkas për këto aludime pasi fillimisht Fero i zeroi personat që ndjek në profilin e tij të Instagramit, duke përfshirë dhe të dashurën e tij.

Po ashtu, si ai ashtu dhe Arbenita i fshinë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi, teksa Fero postoi një foto me lajmërimin e shpërnguljes në Berlin dhe firmosjen e një kontrate të re, Arbenita ka reaguar duke i shuar dhe zërat për ndarje.

Modelja ka lënë një koment të tipit ‘Urime na e zbardhe fytyrën’, duke treguar se ajo është krenare për të dashurin e saj dhe për arritjet e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco