Hygerta Sako tregon sekretin që e bën të jetë kaq në formë

Hygerta Sako tregon sekretin që e bën të jetë kaq në formë

08:27, 25/09/2019
A+ Aa A-

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri.

Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion.

Kanë kaluar plot 24 vite që atëherë e përpos viteve që kanë kaluar, tek moderatorja nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.

Ajo duket si të jetë 25 e jo 42 vjeç.

E ftuar ditën e djeshme në Tv Klan tek Rudina, ajo ka treguar më tepër lidhur me rutinën e përditshme dhe faktin se si duket kaq bukur edhe pse koha kalon.

Ajo nuk nguron t’a thotë me zë të lartë moshën pasi ndjehet krenare për vitet e jetës që ka kaluar.

E pyetur nga moderatorja, Hygerta është shprehur në këtë mënyrë.

“Më në fund, erdhi momenti që të merresha intensivisht me aktivitet fizik. Tashmë kam kohë që bëj palestër çdo ditë dhe zumba, tri herë në javë, bashkë me vajzën, Anais. Nuk kam arritur akoma aty ku dua unë, por me kohën them se do arrij…”, ka përfunduar ajo. Kështu Hygerta na dha një mësim të mirë, që nëse punon shumë dhe ke vullnet gjithçka mund të arrihet ,megjithëse nuk mund të hedhim poshtë genet. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco