Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Motrat Kim dhe Kendall shfaqen të mërzitura, arsyeja ishte audienca

Motrat Kim dhe Kendall shfaqen të mërzitura, arsyeja ishte audienca

11:19, 23/09/2019
A+ Aa A-

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u paraqitën në Emmy 2019 për të prezantuar çmimin për ‘Outstanding Reality TV’, dhe e gjithë audienca qeshi me to.

Ky moment ishte kur Kim nisi prezantimin:

“Familja jonë e di më mirë se kushdo se sa trasparent duket televizioni nga njerëz të vërtetë duke qenë vetvetja”.

Më vonë Kendall shtoi: “Të tregojnë historitë e tyre pa filtra dhe të painskenuara.

E gjithë audienca e ndërpreu nga të qeshurat dhe të dyja modelet dukeshin të zemëruara.

Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter.

Pavarsisht se KUWTK, është një reality show epik dhe shumë i ndjekur, nuk është tamam pa filtra dhe pa inskenime.

Motrat Kardashian janë akuzuar disa herë për situata false, si ishte dhe historia e tradhëtisë midis Khloe Kardashian, Tristian Thompson, Jordyn Woods, të cilën shumë njerëz mendojnë se është e krijuar nga Kris Jenner.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco