Ishin shoqe, Kejvina Kthella shpjegon arsyen pse nuk flet më me Françeska Jaçen

Ishin shoqe, Kejvina Kthella shpjegon arsyen pse nuk flet më me Françeska Jaçen

08:45, 23/09/2019
A+ Aa A-

Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk flasin me njëra-tjetrën.

Shkak për zënkën e tyre thuhej se ishte bërë një çantë e shtrenjtë, megjithatë Kejvina e ka hedhur poshtë këtë version.

Dy modelet e njohura, nga shoqe të ngushta, kanë kaluar në një fazë tjetër, pas konfliktit, duke mos i folur më me njëra-tjetrën, çka është pranuar nga Kejvina.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ajo ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë sherr, thjesht kanë vendosur të mos kenë më marrëdhënie.

“Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne keni dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”, ka treguar Kejvina Kthella.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco