Elhaida Dani tregon tmerret e fillimit: ‘12 orë në aeroport, nuk më linin të kaloja’

Elhaida Dani tregon tmerret e fillimit: ‘12 orë në aeroport, nuk më linin të kaloja’

14:16, 22/09/2019

Këngëtarja shqiptare shumë e dashur për publikun me këngët e saj, Elhaida Dani prej vitesh jeton në Itali ku ka ndërtuar karrierën e saj.

Së fundmi Elhaida ka arritur sukses ndërkombëtar me turneun botëror të shfaqjes "Notre Dame De Paris", ku është protagonistja kryesore.

Por fillimet e Elhaidës në Itali nuk kanë qenë të lehta. Në një intervistë për "Revista Class", ajo ka treguar se ka ndjenjur 12 orë në aeroport, e trembur pasi e kishin ndaluar të futej në Itali.

“Isha 19 vjeç kur u nisa për të marrë pjesë në ‘TVOI’ në 2013-ën. Mbaj mend që kur avioni mbërriti në Romë dhe ndalova në doganë për kontrollin e pasaportave më pyetën se sa lekë kisha me vete, unë përgjigjem duke thënë se kisha me vete një shumë qesharake pasi në atë kohë ajo ishte mundësia ime ekonomike. Dhe kështu më ndalojnë të futem në Itali pasi nuk kisha mjaftueshëm para me vete…Mbaj mend 12 orë në aeroport mes policisë, një vajzë e trembur që nuk komunikonte akoma në italisht dhe nuk kishte as mundësinë për të telefonuar familjen për t’i treguar çfarë kishte ndodhur", tregoi Elhaida.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco