'Harrova vajzën', Estela tregon tmerrin teksa shkrepte foton për në Instagram

'Harrova vajzën', Estela tregon tmerrin teksa shkrepte foton për në Instagram

13:55, 22/09/2019
A+ Aa A-

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të "Mos i fol shoferit" dhe gjatë intervistës tregoi se puna si blogere nuk është dhe aq e lehtë.

"Për Instagramin bëjmë shumë sakrifica sepse gjërat kanë një kohë tjetër. Asnjëherë nuk hamë pa i fotografuar gjërat. Mund të vonohemi 1 orë e gjysmë për të bërë foton perfekte para se të na ikë drita", u shpreh Estela.

Blogerja tregoi se një herë duke bërë foto, kishte harruar që karrocën e vajzës e kishte prapa vetes dhe ishte trembur kur nuk e kishte parë.

"Më ka ndodhur njëherë dhe unë mendoja që karrocën po e shtynte goca e madhe. Isha aq e përqendruar që të bëja foton perfekte tek ca bougenville të bukura. Pasi mbarova dhe mendova se bëra foton e duhur, bërtita e shqetësuar. Ndërkohë të gjithë po qeshnin me mua, goca ishte as 5 metra me tutje, por gjithnjë mendova se karrocën e kishte goca e madhe. Të tjerët qeshnin dhe më thanë, karrocën e ke mbrapa", tregoi Estela.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco