Kam Diellin në duar, këngëtarja e njohur foto me vajzën 7 muajshe

Kam Diellin në duar, këngëtarja e njohur foto me vajzën 7 muajshe

09:23, 22/09/2019
A+ Aa A-

Prej momentit kur këngëtarja Anjeza Shahini është bërë mami për herë të parë para shtatë muajsh duket se nuk rresht së u lumturuari nga prania e vajzës së saj të vogël. E shikojmë ngado duke postuar foto me vogëlushen në krahë dhe duke shkuar në vende të ndryshme me të.

Dhe lumturia rrezatohet ngado me të pranë. Anjëza vetëm qesh.

Anjëza është martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, dhe i kanë vendosur vajzës emrin Tori.

Këngëtarja vazhdimisht poston fotografi dhe video të vogëlushes në profilin e saj të Instagramit.

Këtë të shtunë ajo ka organizuar një piknik me të bijën. Anjeza ka postuar në Instagram një foto ku shihet me Torin dhe ka shkruar: “Kur ke diellin në krahë, me shoqen time.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco