VIDEO/ 1 vit nga dasma, Elita urim special për Gjikon

VIDEO/ 1 vit nga dasma, Elita urim special për Gjikon

08:14, 22/09/2019
A+ Aa A-

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi shqiptar shumë i përfolur Gjiko janë bërë në shkurt të këtij viti prindër të një djali të cilin e quajtën Zëri.

Ditën e sotme çifti feston 1 vjetorin e martesës dhe Elita ka vendosur që në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishmë të jetës së saj, t’i bëjë të shoqit dedikimin më të bukur.

Ajo ka shpërndarë një video në profilin e saj të Instagramit përmes së cilës ka ndarë disa nga momentet më të bukura nga dasma.

Brenda në video shkruhet: ‘Ditën që s’kam për ta harruar, 1 vit më parë, më e lumtur se kurrë. Jetën gati me ty për ta kaluar dorë për dore, të thashë ‘Po’ me krejt zemrën, vallëzuam, atë natë s’kemi për ta harruar. Je ëndrra që vazhdoj ta jetoj.”

Ndërkohë krahas videos shkruan: “1 vit iku, përgjithmonë.” Pas këtij dedikimi, komenti i Gjikos nuk ka munguar. “Jam shumë krenar që je gruaja ime. Të dua Elita Rudi Gjikolli! Ishim çift u bëmë prindër. Vazhdojmë me prodhim”, ka shkruar ai me nota humori përzier me shumë dashuri.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@gjikotheflyboy One year down forever to go ♥? !21.09.2018 - ? @joyweddingfilm

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco