Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti, shkak një lidhje e re dashurie me ish-deputetin

Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti, shkak një lidhje e re dashurie me ish-deputetin

10:17, 21/09/2019
A+ Aa A-

Nuk ka zgjatur më shumë se tre vite martesa e aktores Rudina Dembacaj me bashkëshortin e saj Aleks.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj.

Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën.

Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme.

Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco