FOTO/ Pasi u tha se është në lidhje me një femër, reagon ‘Paloma’

FOTO/ Pasi u tha se është në lidhje me një femër, reagon ‘Paloma’

08:33, 20/09/2019
A+ Aa A-

Dy ditë më parë aktorja Silvia Navarro e njohur në Shqipëri si “Paloma”, publikoi në Instagram një foto e cila u komentua shumë.

Ajo shfaqej me një vajzë të quajtur Kar Fenton dhe përkrah saj shkruante: “Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi”.

Menjëherë pas kësaj të gjithë nisën të mendonin se vajzat ishin në një lidhje dhe kishte nga ata që e kundërshtonin.

Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë dhe lajmet i ka hedhur poshtë vetë aktorja.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se ato janë shoqe dhe i kërkon falje vajzës në fjalë për skandalin e përhapur.

“Është shoqja ime, jo e dashura ime… por e dua. Kar të kërkoj falje për skandalin. Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur në jetë”, ka shkruar Silvia në një postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco