VIDEO/ Prekës momenti kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për ndarjen nga jeta të koleges

VIDEO/ Prekës momenti kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për ndarjen nga jeta të koleges

17:28, 19/09/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme gazetaria shqiptare mori një lajm shumë të dhimbshëm.

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, u nda nga jeta në moshën 32 vjeçare.

Mësohet se gazetarja ka vdekur në kryeqytetin hungarez, Budapest, dhe se vdekja ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Sylejmanit, ka reaguar dhe komiteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshim që lajmin më së rëndi e kanë përjetuar, ata që për vite me radhë kanë punuar drejtpërdrejt me Arditën.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa, nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco