Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fotografitë që i nxinë fytyrën, Kryeministri i Kanadasë kërkon falje

Fotografitë që i nxinë fytyrën, Kryeministri i Kanadasë kërkon falje

10:11, 19/09/2019
A+ Aa A-

Revista Time ka siguruar një foto të vjetër të kryeministrit kanadez Justin Trudeau ku ai shihet me fytyrën dhe duart te lyera në të zezë gjatë një feste shkollore përpara dy dekadash.

Shefi i ekzekutivit kanadez që po lufton për rizgjedhje në këtë post në 21 tetor, deklaroi se i “vjen tmerrësisht keq“ për veprimet e tij.

Fotoja konsiderohet politikisht turpëruese për liderin që është përpjekur t`i kthejë politikat progresive në boshtin e qeverisjes së vet.

Duke folur për gazetarët pas publikimit të fotos, Trudeu sqaroi se ishte veshur me kostumin e Aladinit në një mbrëmje me temë:

“ Netët arabe“. “ Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Nuk duhet ta kisha bërë“, u shpreh ai.

Por ndërkohë e ka pasur edhe një incident tjetër të ngjashëm, kur sërish e ka lyer fytyrën në të zezë gjatë një show talentesh.

Praktika e lyerjes së fytyrës në të zezë konsiderohet se ka sfond negativ kundër afro-amerikanëve, e në shumicën e rasteve shihet si gjest ofendues dhe racist.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco