VIDEO/ Milano, reperi i arrestuar për grabitje bën justifikim absurd para policisë: Më duheshin për..

VIDEO/ Milano, reperi i arrestuar për grabitje bën justifikim absurd para policisë: Më duheshin për..

21:19, 18/09/2019
A+ Aa A-

Reperi 18-vjeçar, Adamo Bara Luxury u arrestua disa orë më parë, nga policia e Milanos, pasi në bashkëpunim me një 17 vjeçarë kishin dhunuar dhe grabitur një shtetas kinez. Ngjarje e ndodhur në datën 4 gusht në Via Val Sabbia. 

Por ajo që bëri më shumë përshtypje nga kjo ndodhi, ishte justifikim që reperi dha përpara hetuesve.

"Më duheshin para për të blerë bazën e single-it tim të ri," u tha ai oficerëve të policisë në komisariatin e Comasina-s, të cilët dje e arrestuan në apartamentin ku jetonte me nënën e tij.

Sipas raportit të policisë, Adamo e ka goditur plot 25 herë me një çelës makine në fytyrë dhe gjymtyrë të riun.

Më pas të dy i morën celularin dhe u larguan. Gjithashtu ata akuzohen dhe për dy grabitje te tjera me dhunë të ndodhura në tren më datë 28 dhe 24 gusht por që u kundërshtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco