VIDEO/ ‘E teprova, dukem si katunare’, Anxhelina shfaqet me ‘look-un’ e ri

VIDEO/ ‘E teprova, dukem si katunare’, Anxhelina shfaqet me ‘look-un’ e ri

18:19, 18/09/2019
A+ Aa A-

Anxhelina Hadërgjonaj prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj.

Image

Shoku i saj i ngushtë, grimieri Ariel, i ka mundësuar asaj kontakte dhe me një prej familjeve më të famshme dhe më të pasura në botë, Kardashian-Jenner dhe Anxhelina po jeton jetën e saj më të mirë.

Image

Anxhelina është shumë aktive në Instagram nga ku bënë postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj momente nga përditëshmëria, nga udhëtimet, detaje për veshjet, make-upin, flokët e çdo gjë tjetër.

Ditën e sotme Anxhelina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku tregon dhe look-un e ditës.

 “Një përditësim se si dita ime shumë e zënë po shkon sot. Kam veshur një bluzë të prerë dhe pantallona lëkure dhe i rregullova flokët e mia. E teprova me ondet, dukem sikur ‘katunare’, por nuk ka gjë”, thotë ajo në video. Ajo ka folur në anglisht përpos fjalës ‘katunare’ për të cilën është shprehur se nuk di si ta thotë në anglisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco