Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Jennifer Lopez zbulon sekretin e lumturisë

Jennifer Lopez zbulon sekretin e lumturisë

17:29, 18/09/2019
A+ Aa A-

Jennifer Lopez i ka arritur të gjitha gjatë karrierës së saj, por ajo që e bën atë të jetë e plotësuar është lumturia me veten.

Jennifer foli haptazi për gjithë gjërat që ka mësuar që prej filmit të saj të parë 25 vite më parë, të titulluar “Selena”.

Ajo tha se “rrugëtimi drejt të qenit e përmbushur me veten” ishte mësimi më i vyer në jetë dhe e bëri të zbuloi kuptimin e lumturisë.

“Kam menduar gjithmonë se do të gjej lumturinë dhe dashurinë dhe një partner do të m’i falte të dyja. Pastaj kuptova që nuk funksionon ashtu,” tha Lopez.

Image

“Duhet të jesh e lumtur vetëm, me veten. Nëse nuk vlerëson veten, nëse nuk ia di meritat, nuk mund të jesh e lumtur.”

Mos e konsumoni veten me çfarë mendojnë të tjerët, mos prisni t’ju japë dikush vlerësimin që kërkoni. Krijojeni vetë, ndihuni vetë pozitivë për veten, ndihuni të përmbushur, shpjegoi J.Lo.

“Jam e lumtur. Jetoj mirë. Jam njeri i mirë. Kam shokë e shoqe që mund t’i telefonoj që tani, të shkojmë diku dhe të bëjmë ç’të duam… Jam e shëndetshme. Kam fëmijë të mrekullueshëm,” tha Lopez. “Këto janë gjërat më me rëndësi.”

Image

Jennifer rikthehet në ekranin e madh me “Hustlers,” një film ku shërbeu edhe si producente. Së fundi, ajo përfundoi turneun botëror “It’s My Party” për hir të ditëlindjes së saj të 50.

Ajo dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, hodhën hapin e radhës teksa ishin me pushime në mars. Çifti nuk ka dhënë shumë detaje për dasmën, por deri tani dihet se do të jetë larg Shteteve të Bashkuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco