Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Biznesmeni tregon ndjenjat e fuqishme që ka ndaj Fatos Nanos

Biznesmeni tregon ndjenjat e fuqishme që ka ndaj Fatos Nanos

09:41, 18/09/2019
A+ Aa A-

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani u bë i njohur  për publikun shqiptar kur ai deklaroi haptas se se i pëlqenin meshkujt.

 I ftuar së fundmi në programin e mbasditës ‘Ftesë në 5’ në Top Channel ai foli sërish për jetën e tij private.

Si fillim biznesmeni i njohur tregoi se ai ka pasur ngacmime të shumta të personazheve të njohur në Shqipëri si aktorë regjizor por edhe politikanë.

‘Ngacmime kam pasur pa fund.Kam patur nga persona të njohur të showbiz-it aktorë, regjisorë , këngëtarë Shqipëria ka plot por edhe politikanë. Këto të fundit janë më të papranueshmit sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet bëhet dhe më i keq dhe unë asnjeherë nuk kam ndërmend të lidhem me nje politikan.’ u shpreh biznesmeni duke theksuar se më pas se më termin politikan u referohet atyre që jo domosdoshmërishtë janë në pozita të larta.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio ai u shpreh dhe tregoi se cili është politikani që e ka fiksim duke u shprehur se nëse ai do të pëlqente meshkujt do të isha vetë i pari që do ta gjuaja.

’ Do të doja të shoqërohesha me Fatos Nanon. Është një personazh shumë karizmatik. Është shumë i bukur dhe shumë simpatik. Është mashkull tamam. Fatkeqësishtë ai nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh i sigurtë’ u shpreh Eltoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco