Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Mësohet pse e famshmja 'Drejtoreshë e Tatimeve' iku dhe e la 'Portokallinë'

Mësohet pse e famshmja 'Drejtoreshë e Tatimeve' iku dhe e la 'Portokallinë'

08:57, 18/09/2019
A+ Aa A-

I ftuar së fundmi në një program moderatori i programit ‘Portokalli’ Salsano Rrapi u shpreh në lidhje me largimin e aktores Delinda Disha se ajo iku fshehurazi.

Deklarata e Salsanos bëri që largimi i Delindës të komentohej shumë në media, derisa dhe vetë aktorja reagoi publikisht.

Delinda tha se i përfundoi kontrata dhe zgjodhi të mos e rinovonte më. Burime nga ‘Prive.al’ kanë bërë të ditur dy arsyet kryesore që e bindën aktoren të largohej nga ‘Portokalli’:

“E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco