FOTO/ Ankohej se e vrisnin sandalet, por më pas zbulon gafën që kishte bërë

FOTO/ Ankohej se e vrisnin sandalet, por më pas zbulon gafën që kishte bërë

23:20, 17/09/2019
A+ Aa A-

Ndërsa kishte dalë një mbrëmje me shoqet, një skoceze ankohej vazhdimisht se e vrisnin sandalet. Por, doli që e kishte pasur vetë fajin, pasi i kishte veshur në këmbën e gabuar.

Ayleigh McGhee, nga Glasgoë, ra viktimë e gafës së saj me sandalet, duke ngatërruar të majtën me të djathtën. Një nga shoqet e saj, Georgia, e nxori në Tëitter gabimin.

‘Ayleigh u ankua gjithë natën se nuk ected dot me ato sandale dhe vetëm në mëngjes e kuptoi që i kishte veshur në këmbën e gabuar. Çfarë vajze’, shkroi Georgia. Postimi ka pasur mijëra ‘like’ dhe ripostime.

Një postim në Instagram nga McGhee, para se të dilnin, tregon që sandalet duken disi shtrembër e të parehatshme.

Ajo nuk është sikletosur aspak nga gafa e bërë dhe pasi dikush ia vuri në dukje iu përgjigj: ‘Ik pirdhu, e di që tani bie në sy’, bashkë me një numër emojis të qeshurash.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco