Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Nuk i ftojë kolegët në ditëlindjen e të birit, Visjani shpjegon arsyen

Nuk i ftojë kolegët në ditëlindjen e të birit, Visjani shpjegon arsyen

20:39, 17/09/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj kremtoi së fundmi 1 vjetorin e lindjes së djalit të tijë.

Në festë ishin mbledhur shumë miq të aktorin, por ajo që i bëri më shumë përshtypje fansave ishte mungesa e aktorëve të Duplex. Mirëpo në një intervistë tek “Pasditja ime” ai e shpjegoi dhe arsyes se përse kishte vendosur mos t’i ftonte.

 “Kjo ka qenë ditëlindja e tim biri dhe kam ftuar vetëm individët që kanë ardhur shumë shpesh dhe kanë takuar djalin, që kanë ardhur dhe kur ka lindur çuni e kupton? Ndërkohë nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me ta.

 Unë i kam shoke prej vitesh, koleg, thjesht kam ftuar pak njerëz. Kryesisht kam ftuar dhe çifte që kanë fëmijë të vegjël që janë miq të afërt edhe familje.

Ndoshta mund ta kisha bërë edhe më të madhe, por s’kisha as mundësi ta bëja më të madhe se po të ftosh njërin përshembull Egin me Anën dhe Cubi më kanë ardhur kur ka lindur çuni, kanë ardhur në spital, Egi ka ardhur edhe në shtëpi e kupton. Dhe po të ftoja vetëm këta do I mbetej hatri këtyre të tjerëve”, ishte argumenti i Visjanit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco