Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Fjodora Fjora, në një rrëfim dashurie për të birin që po rritet

Fjodora Fjora, në një rrëfim dashurie për të birin që po rritet

11:27, 17/09/2019
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ishte e ftuar në "Ftesë në 5", ku foli më shumë për rritjen e djalit të saj Alteos dhe sfidat e prindërimit.

Ndër të tjera në lidhje me prindërimin moderatorja u shpreh:

 "Nuk është e lehtë të jesh prind. Mu desh të mendoja nëse do ta çoja në kopësht publik apo privat. E çova për një farë kohe në kopësht publik, por kisha sfidën e transportit sepse isha vetëm dhe nuk kisha mundësi të shkoja ta merrja.

‘Punoja dhe më ndodhte më kapte ora 5 dhe më mbetej djali në kopësht. Nuk ke idenë sa turp më vinte kur shkoja e merrja, por nuk i thoja dot edukatoreve që jam në punë. Nuk është aq e thjeshtë", u shpreh Fjodora.

Gjitashtu Fjodora pranoi se ka patur raste edhe kur ka qarë, pasi ka menduar se nuk ka vepruar si duhet në situata të caktuara gjatë edukimit të të birit.

Ajo e konsideroi “një luftë të madhe” rritjen e fëmijës vetëm, kjo edhe për shkak të angazhimeve të shumta e mungesës së kohës, megjithatë nuk ngurroi të shprehte mirënjohjen ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të sajin.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco