FOTO/ Fernando shkon në klasë të parë, Çiljeta flet dhe për babain e tij

FOTO/ Fernando shkon në klasë të parë, Çiljeta flet dhe për babain e tij

13:52, 16/09/2019

Djali i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga, Fernando është ulur për herë të parë në bankat e shkollës ditën e sotme.

Sigurisht emocionet për këngëtaren kanë qënë të mëdha në këtë ditë të rëndësishme për Fernandon.

Dhe me nja album të Fernandon ku përfshihet dhe fotoja e tij në bankat e shkollës Çiljeta ka bërë një dedikim të ëmbël për djalin e saj.

 Në këtë dedikim këngëtarja përmend edhe babain e Fernandos të cilit vogëlushi i ngjan shumë në pamje dhe karakter.

"Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit", shkruan Çiljeta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco