Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Prekëse: Pas 35 vitesh, Xhemilja takohet me vajzën e humbur

Prekëse: Pas 35 vitesh, Xhemilja takohet me vajzën e humbur

09:19, 16/09/2019
A+ Aa A-

Në puntatën e parë të këtij sezoni të "Ka një mesazh për ty", është trajtuar një histori shumë prekëse.

Sashka i ka treguar pak ditë më parë Jonidës se e kishte birësuar në moshën dy vjeçare dhe sot ka ardhur që t’i gjejë dhe nënën biologjike.

Sashka është takuar me nënën biologjike të Jonidës, Xhemilen dhe ishin bashkë në studion e "Të Dielës Shqiptare".

Jonida kishte ardhur në studio nga Italia dhe nuk dinte asgjë për çfarë ishte aty.

"Para shumë pak kohësh kam zbuluar për jetën time. Nuk kisha dyshuar dhe askush nuk ma kishte thënë, pas këtij muri gjigand është një person. E kam pak të vështirë se kam ardhur në emision pa lajmëruar asnjë, por po e them që mësova nga mamaja ime që jam një fëmijë i birësuar. Nuk e kam ditur kurrë këtë gjë. Akoma më duket e pabesueshme, nuk jam as e para as e fundit, po fakti që jam rritur shumë mirë nga prindërit. Nuk më kanë lënë asnjë shkas që ta mendoja, brenda meje asgjë nuk ka ndryshuar, por i besoj mamasë sime", tha Jonida.

E ëma që e ka birësuar i dha një mesazh Jonidës:

"Dëgjo mamin, të bëhesh e fortë dhe t’i duash njerëzit ashtu siç ti i do. Unë sot mora një detyrë të vështirë, po e bëj për të mirë e të mirës. Kjo zonja këtu është nëna jote që të mbajti 9 muaj në bark dhe kjo këtu është mami që të bëri kaq. Ne të dyja jemi motra dhe me aq mundësi sa kemi do të japim dashuri në pafundësi. Ta duash siç më do edhe mua. Me sinqeritetin më të madh të zemrës, nëse mua më do 99% këtë duaje 100%" ë fund nënë e bijë u përqafuan të përlotura.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco