Një përvjetor martese jo si e kishin menduar, këngëtari i njohur i dhuron lule gruas

Një përvjetor martese jo si e kishin menduar, këngëtari i njohur i dhuron lule gruas

13:42, 15/09/2019
A+ Aa A-

Këngëtari John Legend dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen, janë një ndër çiftet më të komentuar dhe më të preferuar nga Showbizi botëror.

Ato janë martuar para disa vitesh dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles.

Ditën e djeshme John dhe Chrissy kanë festuar 6 vjetorin e martesës në Paris. Këngëtari  e ka uruar të shoqen publikisht në rrjetin social të Instagramit, duke i shkruar se do e dojë përgjithmonë dhe se do të kalojnë dhe shumë net të tjera të bukura bashkë.

Nga ana tjetër Chrissy, ka zgjedhur të postojë një foto duke treguar se ç’po bëjnë në të vërtetë për përvjetorin e tyre. Në foto  shihet John duke parë në kompjuterin e tij, ndërsa Chrissy duket shumë e bezdisur dhe e mërzitur e ulur në karrige.

Në një cep të fotos shihen dhe lulet që këngëtari i ka dhuruar për përvjetor, për të cilat ajo nuk është lumturuar. Përkundrazi, siç thuhet në mediat e huaja, ajo është shprehur duke thënë: “E çfarë dreqin mund të bëj unë me këto tani?”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco