Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Rihanna, një super-bamirëse: Mbledh 5 milionë dollarë brenda një nate

Rihanna, një super-bamirëse: Mbledh 5 milionë dollarë brenda një nate

09:03, 15/09/2019
A+ Aa A-

Si shumë fëmijë, Rihanna ëndërroi që një ditë të rritet e pasur, por të ndihmosh të tjerët ishte në krye të vizionit të saj.

"Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua para çdo suksesi," i tha ajo Associated Press të enjten në festën e saj vjetore të bamirësisë ‘Diamond Ball’. 

"Si fëmijë, thjesht duke parë ato reklama në televizion me fëmijët në Afrikë ku thuhej, duhen vetëm 25 cent për të ndihmuar dikë, kam menduar për këtë, thoja kur të rritem, do jem e pasur dhe do bëj shumë para dhe do jap edhe më shumë se 25 cent në ndihmë të të varfërve”.

Ajo ka bërë shumë më tepër se kaq si këngëtare superyll dhe tani ikonë e modës dhe bukurisë: me fondacionin e saj "Clara Lionel" ka mbledhur para në të gjithë globin për të ndihmuar në mbështetjen e programeve arsimore, shëndetit të grave dhe organizatave të ndihmave urgjente për njerëzit në nevojë.

Fondacioni i Rihanna-s, që mban emrin e gjyshërve të saj,  mblodhi më shumë se 5 milionë dollarë mbrëmjen e së enjtes. Cardi B dhe Offset, A $ AP Rocky, Karlie Kloss, DJ Khaled, 21 Savage, Pharrell Williams dhe të tjerët dolën për të mbështetur darkën e bamirësisë së shkëlqyeshme, e cila madje shfaqi një performancë të pa harrueshme nga Rihanna dhe Williams.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco