FOTO/ Jonida dhe Besniku i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, ndërkohë që dielli perëndonte

FOTO/ Jonida dhe Besniku i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, ndërkohë që dielli perëndonte

21:10, 14/09/2019
A+ Aa A-

Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni romantike që u mbajt në Golem.

Pamjet e para të çiftit të sapomartuar kanë dalë tashmë online dhe të dy duken të mrekullueshëm.

Buzë detit, ndërkohë që dielli perëndonte, Jonida dhe Besniku i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Jonida kishte veshur një fustan tepër të thjeshtë të bardhë që i rrinte pas trupit dhe i tregonte linjat elegante.

Ndërsa Besniku kishte veshur një kostum blu me papion, tepër elegant.

I gjithë ambienti ishte zbukuruar deri në detaj. Në njërin cep, një tabelë mbante një mesazh që u dedikohej të gjithë të ftuarve që të hiqnin takat dhe këpucët për të veshur shapka në rënë.

Gjtihashtu të ftuarit mund të linin shënime dhe urime në disa pankarta në formë zemrash prej druri, që ishin mirëmenduar deri në detaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco