Keni rrudha dhe njolla në lëkurë? Ja fruti që duhet të konsumoni

Keni rrudha dhe njolla në lëkurë? Ja fruti që duhet të konsumoni

20:55, 14/09/2019
A+ Aa A-

I vlerësua si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjetëra përfitime edhe për bukurinë tonë dhe për kujdesin e trupit.

Papaja ndihmon në detoksifikimin e trupit, pastrimin e gjakut, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe është e pasur me lëndë ushqyese.

Më poshtë rendisim përfitimet e papajës për lëkurën dhe flokët, dhe si ta përdorim atë për të eliminuar rrudhat, puçrrat dhe pikat e zeza.

Ky frut përmban një enzimë të quajtur papain, e cila pastron lëkurën, duke eliminuar njollat dhe pikat e zeza.

Kjo enzimë stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për parandalimin e rrudhave.

Vitaminat dhe mineralet e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyeshëm natyral për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco