Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen nesër dhe ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen nesër dhe ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma

22:27, 13/09/2019
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Më herët në rrjet qarkulluan foto të ftesave të dasmës së çiftit në formën e guaskës.

Nga detajet e ftesës, u kuptua se ceremonia do të bëhej në një vend bregdetar, ndërsa ditën e sotme “Tiranapost.al” ka zbuluar super resortin ku do të bëhet dasma.

Ai ndodhet në plazhin e Malit të Robit, shumë pranë bregut dhe ka një pamje fantastike të detit.

Resorti gjigant ka gjithashtu një pishinë dhe një platformë në mes të detit, e cila lidhet me pjesën tjetër nëpërmjet një ure druri.

Madje, në muajin shkurt të këtij viti, Jonida Vokshi publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku kishte pozuar në këtë resort, ndërsa ne tani kuptojmë se që atëherë moderatorja e ka bërë zgjedhjen e saj.

Presim me padurim ditën e nesërme për të parë Jonidën e Besnikun si nuse e dhëndër!Kujtojmë se pas dasmës, çifti ka vendosur të jetojë në Prishtinë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco