Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj

Kim Kardashian akuzon motrën e saj, Kourtney për vjedhje të stilit të saj

22:03, 13/09/2019
A+ Aa A-

Kim Kardashian nuk dëshiron që motra e saj, Kourtney të shkelë në terrenin e saj të modës.

Në një promo të re të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, bukuroshja 38 vjeçare, akuzon motrën e saj për vjedhjen e stilit të saj, duke e akuzuar se ajo me qëllim angazhon stilistët që t’i stilojnë të njëjtat veshje si të motrës së madhe, shkruan Page Six, shkruan Telegrafi.

Ndërsa u përpoq të zgjedhë një veshje për festën e ditëlindjes së saj, me ndihmën e motrës së saj Khloe, 40-vjeçararja Kourtney u shfaq bashkë me motrën e madhe, Kim e cila i thotë: “Pse vazhdon të zgjedhësh të gjitha rrobat e njëjta?”

Image

“Unë nuk e di se për çfarë po flet. Unë kurrë nuk jam veshur si ti … Unë vishem krejtësisht ndryshe nga Kim”, u përgjigj Kourtney.

Në rrëfimin e saj, Kim u shpreh se sa e vështirë është të mbash raporte me të gjithë stilistët në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të huazojë veshje nga koleksionet dhe arkivat e tyre të reja; ajo gjithashtu tha që Kourtney nuk e “kupton këtë pjesë” si duhet.

Image

Kur Kim fajësoi stilistin e Kourtneyt, Dani Michelle, për rezervimin e të gjitha veshjeve nga një stilist i veçantë, Kourtney mbrojti punonjësin e saj.

“Ne kemi pamje krejtësisht të ndryshme. Nuk po përpiqem të kopjoj stilet tuaja. Por nëse zgjedhim të njëjtin stilist, ti nuk mund të më ndalosh të vishem nga ai”, kishte thënë Kourtney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco