Kylie Jenner suprizon fansen, i dhuron shumën marramendëse

Kylie Jenner suprizon fansen, i dhuron shumën marramendëse

21:53, 13/09/2019
A+ Aa A-

Familja e famshme Kardashian/Jenner njihet si një nga familjet më të pasura në botë dhe shpesh një pjesë të pasurisë së tyre e përdorin për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Këtë e ka vërtetuar më e vogla prej tyre, Kylie e cila me ndihmën e Ellen DeGeneres kanë surprizuar një fanse të saj bashkë me të ëmen duke ju dhuruar të dyjave nga 100.000 dollarë për t’i ndihmuar të dalin sadopak nga vështirësitë që ndodheshin.

Ajo gjithashtu dhuroi dhe 50.000 dollarë për shkollën ku e ëma e vajzës punonte, pasi ishte një institucion ku ndihmonte në edukimin më së shumti të fëmijëve jetim dhe familjeve problematike.

Kylie Jenner vetëm 22 vjeçe ka krijuar një pasuri personale prej 1 Bilion dollarë dhe ku më mirë se të tregosh humanitet për sa kohë që mundesh dhe beson në të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco