Robert Berisha flet për herë të parë në lidhjen me Jessica Kadiun, tregon statusin e tij

Robert Berisha flet për herë të parë në lidhjen me Jessica Kadiun, tregon statusin e tij

14:28, 13/09/2019
A+ Aa A-

Së fundmi kudo në media po qarkullojnë zëra se Robert Berisha dhe bukuroshja nga Burreli Jessica Kadiu janë në një lidhje dhe se lidhja mes tyre ka nisur që në fillim të verës, kur ende nuk ishte bërë publike ndarja e Robertit nga Nora.

E lidhur me këtë lajm burime pranë  ‘Lajmi.net’ kanë kontaktuar personalisht me Robert Berishën dhe është pyetur në raport me vajzën nga Burreli, Jessicën.

Ai e ka mohuar lidhjen mes tyre dhe është shprehur që është beqar.

“Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh,jam beqar.”- është shprehur Roberti.

Pasi ka mohuar lidhjen me vajzën, Roberti ka qartësuar dhe marrëdhënien që ekziston midis tyre duke thënë:

“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që une jam në lidhje me tezen time.” Roberti më tutje ka vazhduar:

“Veç diçka kam qejf që ta dinë të gjithë fansat e mi…që unë asgjë nuk e bëj për famë. I bëj për qejf të shpirtit tim dhe shpresoj që nuk lëndoj asnjë. Me punë dhe muzikë i kam arritur krejt këto deri tani dhe me së shumti me ndihmën e Norës, në krah të famës së saj, të cilën e ka bërë me shumë punë dhe lodhje.

'E falenderoj nga zemra, nuk jam as i pari dhe as i fundit, më mirë shokë se me kriju negativitet në shtëpi afër fëmijës. 80% e martesave kanë probleme dhe po rrinë bashkë se ju vjen turp prej familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët. Kemi shumë të mira veç do gjëra janë shumë idiotsi. Komente do të ketë e s’do të mundem t’i ndaloj, veç diçka ta dinë të gjithë ata që duan ta dinë : Që Norën dhe Reneen kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë edhe 27/7 jam i gatshëm për çfarë të kenë nevojë.”

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco