‘Më është dukur vetja si në përrallë” Stefi Prifti zbulon FOTO nga martesa e vajzës së tij

‘Më është dukur vetja si në përrallë” Stefi Prifti zbulon FOTO nga martesa e vajzës së tij

12:43, 13/09/2019
A+ Aa A-

Maria, vajza e madhe e këngëtarit Stefi Prifti, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin Gëzim Meta.

Dasma ishte organizuar në mënyrë përrallore dhe Maria dukej e mrekullueshme me një fustan madhështor.

 Dhe gëzimi i madh, sidomos për një baba është martesa e vajzës ku qëllon shpesh që të mbetesh pa fjalë.

Megjithatë Stefi Prifti e ka marrë veten nga emocionet dhe tashmë ka ndarë me fansat e tij disa foto e video nga dasma e vajzës së tij, Maria.

Ai thotë se gjithçka ishte si një përrallë.

“Ja arrita edhe unë kësaj dite! Me një mungesë të madhe por, kështu është jeta. Jo thjesht dasmë, por më është dukur vetja si në përrallë”, shkruan Stefi në fotot e publikuara. Më tej ai ka vijuar me mesazhin e gjatë ku nuk ka harruar të falenderojë asnjë nga ata që e kthyen ceremoninë e martesës në një përrallë të tillë:

“Por këto përralla nuk mund të krijohen vetëm. Sa shumë njerëz dhe sa shumë artistë, secili në punën e vet kanë ideuar dhe punuar për realizimin e tyre! Shumë kolegë dhe miq më kanë befasuar me respektin dhe dhuratat e çmuara, që ky gëzim i imi i parë të ketë këtë cilësi absolute”, thotë më tej Stefi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco