VIDEO/ Fatma Haxhialiu qan në mes të emisionit/ Arsyeja ishin vështërsitë e familjes së saj

VIDEO/ Fatma Haxhialiu qan në mes të emisionit/ Arsyeja ishin vështërsitë e familjes së saj

09:36, 13/09/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu së bashku me të motrën Jonën.

Fatma ka rrëfyer diçka më shumë për marrëdhënien që ka me motrën por ka folur dhe për Jonën e cila është një studente ekselence që është diplomuar së fundmi.

Fatma ka prekur pa masë të gjithë publikun teksa ka rrëfyer e përlotur gjithë vështirësitë që ka pasur familja e saj e cila nuk kishte mundësi të përballonte shkollimin e të bijës.

Është shumë e vështirë kur prindi shikon një fëmijë që impenjohet që lexon kaq shumë që studion dhe kërkon kaq shumë dhe nuk ka ta rris këtë fëmijë më shumë dhe t’i japi atë që i takon, se në fund të ditës realisht e meritonte.

Mami im është tip shumë i fortë dhe nuk është nga ato që përlotet kollaj, më pa në sy dhe më thotë:

‘Si mundet një prind të qëndrojë përpara fëmijës së tij dhe fëmija i tij i thotë dua libra, nuk po më kërkon as luks, as të bëj udhëtime, as veshje, por më thotë mami unë dua një libër’, sepse Jona ka lexuar shumë dhe unë kursimet më të vogla mundohesha që Jona të blinte libra ose të bënte një kurs që i duhej për të aplikuar për bursën.”, ka thënë Fatma teksa është përlotur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco