FOTO/ Renis Gjoka publikon për herë të parë potretin e ëmbël të së bijës së tij

FOTO/ Renis Gjoka publikon për herë të parë potretin e ëmbël të së bijës së tij

08:40, 13/09/2019
A+ Aa A-

Në muajin qershor Renis Gjoka ndau me ndjekësit e tij lajmin më të bukur, se ishte bërë baba për herë të parë.

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’ është bekuar me një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aura.

Gjatë kësaj kohe Renisi është treguar shumë i rezervuar me publikimin e fotove të vajzës, por së fundmi sapo ka zbuluar portretin e ëmbël të saj.

Këngëtari ka postuar në ‘Instagram’ një foto duke mbajtur vogëlushen në krahë dhe në fytyrën e tij dallohet qartë lumturia.

Përkrah fotos më të bukur me të bijën Gjoka ka shkruar: “Koha që kalojmë bashkë është më e bukura. More vesh ti goce?”.

Nga fotografia e publikuar duket se Aura ka një ngjashmëri shumë të madhe me babi Renisin dhe këtë gjë e kanë vënë në dukje të gjithë ndjekësit e këngëtarit. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco