Shawn dhe Camila u kthehen kritikave të ndjekësve me gjuhën e trupit

Shawn dhe Camila u kthehen kritikave të ndjekësve me gjuhën e trupit

18:31, 12/09/2019
A+ Aa A-

Në fakt, që të dy janë shumë të njohur.

Këngëtari dhe modeli kanadez Shawn Mendes ka hedhur një video në Instagram ku shihet duke bërë një skenë, mbase të pa pritur për ndjekësit, shkruan Syri Kosova.

Shawn shihet duke u puthur e lëpirë me Camila Cabello, këngëtaren e hitit botëror “Havana”.

Ata po qëndrojnë në Mexico dhe kjo video mori komente të ndryshme.

Këngëtarët e hitit veror “Senorita” e kanë pranuar tashmë se gjenden në një histori dashurie. Ata e konfirmuan në një farë mënyre edhe në performancën më të fundit live më “MTV Video Music Awards”.

Së fundmi, kanë publikuar në një video në “Instagram” ku shfaqen duke u puthur tërë pasion. Shawn ka bërë me dije se ky postim nuk ka ardhur pa asnjë arsye nga pas. Ai është shprehur se është një reagim pas shumë komentesh nga ana e fansave, të cilët mendojnë se artistët puthen si peshq.

Videoja është publikuar në të njëjtën ditë kur Camila Cabello nxori videoklipin e këngës “Liar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco