Vrasje të vogla/ Serhan mëson tradhëtinë e Ojas, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Serhan mëson tradhëtinë e Ojas, ja ç’do ndodhë nesër

21:01, 12/09/2019
A+ Aa A-

Pelin përpiqet të mësojë të vërtetën për Kerimin nëpërmjet Emres. Emre nuk i jep asnjë informacion Pelinit. Pelin e ka të vështirë të marrë një vendim. Asaj i duhet të zgjedhë mes Tajlanit dhe Emres. Pelin kupton se djali do mërzitej shumë nëse ata do largoheshin prej Tajlanit.

Ajo me qëllim bën sherr me Tajlanin për të kuptuar nëse ai vazhdon ta dojë. Tajlan e kupton që Pelin është e tensionuar dhe i shpreh dashurinë. Kerim i kërkon Merves të kthehet në Sarmashëk dhe të heqë dorë nga Serhani.

Burxhu gjen tre bileta në rrobat e Emres dhe kupton që ai do e braktisë. Oja mëson se Pelin nuk ia zgjidhi çështjen e Kerimit dhe vendos ta zgjidhë vetë. Oja i tregon Serhanit që i vodhi marrëveshjen dhe ia dërgoi Kerimit. Ajo i tregon edhe që Kerim e kërcënon.

Serhan dyshon se Oja ka vrarë Arzun. Serhan arrin ta fitojë çifligun dhe Kerim humbet. Mehmet takohet me Nilajin pas shumë kohësh.

Nilaj i kërkon të atit të mos merret me çështjen e Arzus por ta lërë policinë të hetojë. Mehmet nuk e mban premtimin dhe takohet me komisarin për t’i treguar dyshimet që ka./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco