VIDEO-FOTO/ Sokol Cikalleshi ‘firmos’ për Laçin

VIDEO-FOTO/ Sokol Cikalleshi ‘firmos’ për Laçin

11:33, 12/09/2019
A+ Aa A-

Prej disa javësh është njoftuar se Bes Kallaku do të sjellë filmin e tij ‘Falco’ dhe xhirimet tashmë kanë nisur.

 Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.

Këto janë disa foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit.

Nga fotografia e gjithë skena duket shumë origjinale, ndaj kush e shikon për një moment mund të mendojë se Cikalleshi mund të shkoj drejt Laçit.

‘Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti’, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco