FOTO/ Sfilata e Rihannës ‘kërcënim’ për Victoria’s Secret

FOTO/ Sfilata e Rihannës ‘kërcënim’ për Victoria’s Secret

23:25, 11/09/2019

Prej disa kohësh këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna i është dedikuar biznesit të saj të të brendshmeve, por edhe firmës së re të rrobave, duke u shkëputur nga muzika.

Ajo ka prezantuar përmes një sfilate të magjishme koleksionin e ri të të brendshmeve për sezonin pranverë-verë 2020.

Veç sfilatës që ka për qëllim ekspozimin e koleksionit të ri, modelet e saj dhuruan për publikun një shfaqje, e cila ngjante me sfilatat e njohura të Victoria’s Secret.

Shfaqja e saj “Savage” do të transmetohet në ekran në më shumë se 200 shtete të botës dhe sipas atyre që e panë live, Rihanna ka ndrequr çdo gabim që ka bërë ‘Victoria’s Secret” gjatë gjithë këtyre viteve.

Pikë e fortë e saj në këtë paraqitje ishin pikërisht masat. Nëse në modelet e ‘Victoria’s’ masat ishin shumë të vogla, Rihanna i ka sjellë ato për çdo grua apo vajzë.

Gjithashtu në sfilatën e saj morën pjesë modele me përmasa të ndryshme trupore, duke përfshirë edhe ato të kolmet etj.

Pjesë e sfilatës u bënë edhe emrat e modeleve të njohura si Gigi dhe Bella Hadid, Cara Delevine. Gjithashtu  performuan Dj Khaled si dhe vetë Rihanna.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco