Djali i Brad Pitt dhe Angelian Jolie flet për marrëdhënien e acaruar me të atin

Djali i Brad Pitt dhe Angelian Jolie flet për marrëdhënien e acaruar me të atin

22:27, 11/09/2019

Një nga çështjet më të komentuara në showbizit botëror ka qenë marrëdhënia mes aktorit hollivudian Brad Pitt dhe djalit të tij të madh Maddox.

Që pas zënkës që ata kanë patur në një avion privat në vitin 2016, grindje e cila çoi aktoren Angelina Jolie  drejt divorcit, marrëdhënia at e bir nuk ka qenë ndër më të mirat.

Tashmë Maddox ndodhet në një Universitet në Korenë e Jugut, me kilometra larg prindërve të tij, ndërkohë që Brad dhe ai nuk janë takuar pas largimit të tij.

I pyetur nëse aktori ishte shprehur për të ardhur për t’a vizituar Maddox tha: “Nuk di asgjë për diçka të tillë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë,”-ka thënë ai.

Gjithashtu 18-vjeçari u pyete nëse ekzistonte mundësia që marrëdhënia e tij me Pitt të përfundonte tërësisht: “Çfarëdo që të ndodhi, do të ndodhë,”-ka thënë Maddox.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco