Zbulohet identiteti i të dashurës së re të Robert Berishës?

Zbulohet identiteti i të dashurës së re të Robert Berishës?

17:59, 11/09/2019

Mëngjesin e sotëm në media u raportua se Robert Berisha ka filluar një romancë të re dashurie.

Madje Prive siguroi fotografi ku çifti po pushojnë në hotelin “Adam&Eve” në Turqi, mirëpo identiteti i saj nuk dihej.

Image

GazetaBlic nga burimet e saj merr vesh se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York.

“Roberti dhe Jessica ka një vit që janë në lidhje”, thotë ky burim. Vajza në fjalë është nga Shqipëria, saktësisht nga qyteti i Burrelit.

Madje, Kadiu ka publikuar një fotografi në InstaStory pikërisht nga vendi, ku po qëndron në Turqi.

Image

Robert Berisha vetëm dy javë më parë dha lajmin përmes Instagramit për ndarjen nga Nora Istrefi. Këngëtari u shpreh se mes tyre kishte mbaruar dashuria, por që ata do të mbeten shokë të mirë.

Madje Berisha u shpreh se ai do t’i ketë borxh gjithë jetën Nora Istrefit, duke qenë se i solli në jetë Reneen, vajzën e tyre të vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco